Connect with us

Kosovë

Prokurori paralajmron aksione tjera për rastin “Brezovica”

Published

on

Prokurori i çështjes për rastin “Brezovica”, Rasim Maloku, ka paralajmëruar vazhdimin e aksioneve tjera për këtë rast.

Ai në një konferencë për media pas aksionit të zhvilluar gjatë ditës së enjten në Prishtinë në objektin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe në 10 lokacione tjera tha se ky nuk është aksioni i fundit.

“Nga të dhënat financiare që posedojnë të pandehurit, kemi ngrirë gjashtë milionë euro, ku shumica janë të pandehurve dhe shumica te familjarëve. Nuk është ky aksioni i i fundit, dhe se ky proces do të vazhdoj”, ka thënë Maloku.

Gjatë aksionit të sotëm janë arrestuar 7 persona, dy prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, si dhe dhënie të ryshfetit./KosovaPost

Advertisement
Comments