fbpx

Profesori nga Amerika ‘godet’ opozitën dhe komandantët milionerë: Ja si po synojnë ta rrëzojnë Kurtin!

HomeLajmeKosovë

Profesori nga Amerika ‘godet’ opozitën dhe komandantët milionerë: Ja si po synojnë ta rrëzojnë Kurtin!

Nuk ka mundur të durojë që një ditë të shkojë në varr, e bashkë me të, të varroset edhe e vërteta për krimet e kryera ndaj shqiptarëve.

Ky është Vlladimir Markoviq, ish pjesëtar i policisë së Serbisë, i cili gjatë luftës në Kosovë, ishte dëshmitar i krimeve të kryera nga shteti i tij ndaj shqiptarëve.

“Edhe Zoti vajton për krimet që policia e Serbisë ka kryer në Kosovë”, thotë Vladimir Markoviq.

E pas këtij deklarimi të ish-policit serb, ka reaguar profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai e vlerësoi lartë sinqeritetn e Markoviqit.

“Por, shikoni se çka thotë polici i Serbisë i cili mori pjesë në luftimet në Kosovë. Vlladimir Markoviq, ish pjesëtar i policisë së Serbisë, i cili gjatë luftës në Kosovë, ishte dëshmitar i krimeve të kryera nga shteti i tij ndaj shqiptarëve. U rrëfye se nuk mund të shkojë në varr pa e thanë të vërtetën. Nga krejt ajo se çka ka thanë përmblidhet në një këtë fjali: “Edhe Zoti vajton për krimet që policia e Serbisë ka kryer në Kosovë”, thotë Vladimir Markoviq”, deklaroi profesori.

E sipas Maxharrajt, kjo gjë nuk i ka merakosur komandatët e luftës, të cilët as që “gjetën pak kohë” për të kërkuar llogari nga shteti serb për gjithë ato krime.

Këtë sikur e kanë harruar komandantët tanë pas luftë. Bile as kërkim falje nuk kërkuan nga Serbia, por përkundrazi deklaronin se tanimë më kanë kaluar 20 vite pas luftës dhe se krimet, sipas tyre janë vjetërsuar.

Kjo i bie sipas tyre se Serbia po u dashka të falet për krimet dhe masakrat e bëra në Kosovë. Këtë e bënë se nuk “gjetën pak kohë” për këtë sepse për këto 20 vite ishin të zënë duke e vjedh dhe plaçkitë shtetin e vetë të cilët sot gati të gjithë janë milionera. Zoti i vraftë?!”, nënvizoi ai.

Më tej, profesori përmendi edhe partitë opozitare, që sipas tij i kanë harruar krimet e Serbisë dhe janë rreshtuar krah saj.

“Por, jo vetëm komandantët, por edhe partitë politike në opozitë sot janë ‘zgjuar’ peshë i kanë harruar krimet e Serbisë, ata sot janë rreshtuar në krah të Serbisë që së bashku me të e kanë një qëllim të rrëzojnë qeverinë Kurti II, e cila e vetmuar po lufton kundër Serbisë, e që njësoj si gjatë luftës po mundohet të gllabërisë Kosovën”, shpejgoi Maxharraj.

Në fund, ai konisderoi se opozita bashkë me Serbinë po mundohen ta rrëzojnë qeverinë Kurti dhe ta shkatërrojnë Kosovën.

“E tillë është opozita e sotme, e mjerë, me kokën bosh, por edhe shumë të pafytyrë, të poshtër deri në skajshmëri të cilët së bashku me Serbinë po mundohen të rrëzojnë qeverinë të shkatërrojnë pavarësinë e Kosovës duke planifikuar ndonjë grusht shtet. Por, mjerisht nuk e kanë me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën, por edhe ish-ambasadorin Richard Grenell i cili tani po sillet rrugëve i pa punë sepse duke e parë votuesit se çfarë është së bashku me shefin e tij Trump i lanë me ‘gishta n’gojë’ në zgjedhjet e para dy viteve”, përmbylli Binak Maxharraj për “Bota sot”.

x