Kosovë
Profesori britanik thotë se marrëveshja e Ohrit nuk parasheh vetëqeverisje të serbëve

Profesor i së Drejtës Ndërkombëtare dhe Studimeve Ndërkombëtare Kushtetuese në Universitetin e Cambridgeit, Marc Weller, teksa ka folur për marrëveshjen sontme midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ka thanë se versionin përfundimtar të nenit 7, termi “vetëmenaxhim” e ka zëvendësuar fjalën “vetëqeverisje” që u gjet në versionin e parë të propozimit të Marrëveshjes Bazë.
Ky është komenti i tij
”Neni 7, apo në fakt e gjithë Marrëveshja Bazë nuk e përmend fare termin Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe, madje me asnjë fjalë.
Ky koncept tash është modifikuar me një diçka që tingëllon si një referencë modeste për “vetëmenaxhimin” për komunitetin serb në Kosovë. Në versionin përfundimtar të nenit 7, termi “vetëmenaxhim” e ka zëvendësuar fjalën “vetëqeverisje” që u gjet në versionin e parë të propozimit të Marrëveshjes Bazë, që i nënvizon funksionet më modeste që janë paraparë’, ka thënë britaniku.
