Connect with us

Kosovë

Profesori amerikan thotë se Vuçiq është mëse i vendosur të minojë pavarësinë e Kosovës, për këtë po përdor komunat në veri të saj!

Publikuar

me

Profesori amerikan, Alon Ben-Meir ka komentuar situatën në veri të Kosovës, derisa ka drejtuar kritika ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Profesori amerikan ka shkruar në një reagim në Twitter se Vuçiq është i vendosur që të minoj pavarësinë e Kosovës.

“Presidenti Vuçiq i Serbisë është i vendosur të minojë pavarësinë e Kosovës dhe ai përdor komunat e veriut të Kosovës të populluara nga serbët, ku ato kanë konflikt interesi për të arritur objektivin e tij”, ka shkruar Ben-Meir.

Kujtojmë se grupe të qytetarëve serbë në veri ngritën barrikada qysh më 10 dhjetor, për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga Policia e Kosovës.

Ai u arrestua nën dyshimet për sulm kundër anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika janë mbyllur për qarkullim.

Reklama