fbpx

Prizren: Gruaja kërcënoi burrin me vrasje në korrik, arrestohet sot

HomeLajmeKosovë

Prizren: Gruaja kërcënoi burrin me vrasje në korrik, arrestohet sot

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këtë të diel në Prizren ka ndaluar një grua e cila kishte shkaktuar dhunë në familje dhe e kishte kanosur personin me të cilin ishte duke bashkëjetuar.

Ky rast, sipas policisë ka ndodhur gjatë muajit korrik të vitit të kaluar, ku thuhet se viktima kishte pranuar mesazhe kërcënuese me vrasje nga e dyshuara.

“Ky rast ishte iniciuar në polici dhe, nga atëherë e dyshuara ju kishte shmangur zyrtarëve të hetimeve për të dhënë deklaratë në lidhje me veprën penale të kanosjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, sot, e dyshuara me iniciale S.H, është ndaluar nga hetuesit policor dh e njëjta është arrestuar, ku më urdhër të prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

COMMENTS

x