fbpx

Prizren: Arrestohen tre persona për fajde, detyrim dhe kërcënim

HomeLajmeKosovë

Prizren: Arrestohen tre persona për fajde, detyrim dhe kërcënim

Tre persona janë arrestuar sot në Prizren, për fajde, detyrim dhe kanosje.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

“Pas një pune hetimore disa muajsh, mbrëmë, rreth orës 18:30, hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, në koordinim me prokurorin e shtetit i kanë arrestuar tre të dyshuar mbi të cilët rëndojnë akuzat për fajde; detyrim dhe kanosje. Po ashtu me pëlqimin e gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur banesa e njërit nga të dyshuarit dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestrua gjësende të cilat do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.”, thuhet në njoftim.

Policia bëri të ditur se ndaj të dyshuarve është marrë vendim për ndalim prej 48 orëve./Lajmi.net