fbpx

Prishtina fiton Kupën e Kosovës dhe shkon në parakualifikimet e Ligës së Evropës

HomeSportSporti vendor

Prishtina fiton Kupën e Kosovës dhe shkon në parakualifikimet e Ligës së Evropës

Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës, pasi mposhti 1-0 Ballkanin në finalen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Skuadra nga Theranda e filloi më mirë takimin dhe kishte lojë më të rrjedhshme, por kjo nuk u ndihmoi.

Pas vetëm 20 minutash lojë, Prishtina kaloi në epërsi me një gol të bukur nga Otto John, pas asistimit të Diar Miftarajt, 1-0.

Foto: Denis Hamiti

Pas këtij goli, bardhekaltrit nuk i ndalën rastet e njëpasnjëshme, mirëpo nuk arritën ti konkretizonin ato.

Ballkani më pas tentoi t’i barazonte shifrat, por që nuk arritën të rrezikonin seriozisht portën e Visar Bekaj, derisa Meriton Korenica ka humbur në fund një shans të artë.

Foto: Denis Hamiti

Në pjesën e dytë, skuadra mysafire ishte më e organizuar dhe rrezikoi me anë të Topallit në minutën e 56-të, por Bekaj ishte në vend.

Prishtina më pas mbeti pa Mankendan (58’), pasi pësoi një lëndim të rëndë dhe nuk arriti të vazhdonte më.

Foto: Denis Hamiti

Boshnjaku i Prishtinës lëshoi më pas në predhë në drejtim të portës së Ballkanit, por ishte i pafat, duke goditur vetëm shtyllën në minutën e 74-të.

Suharekasit ishin të pafat në minutën e 80-të, shkaku që Jetmir Topalli shënoi në minutën e 80-të, por gjyqtari anësor e anuloi atë për pozitë jashtë loje.

Foto: Denis Hamiti

Skuadra që drejtohet nga Armend Dallku ishte disi më e tërhequr për të ruajtur epërsinë, derisa Ballkani shpresonte t’i barazonte shifrat.

Në fund, Prishtina arriti të shpallej fitues i Kupës së Kosovës, duke u bërë skuadra e dytë që do luajë në parakualifikimet e Ligës së Evropës, pas Gjilanit.

Drita në anën tjetër që u shpall kampion i Superligës do të luajë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, derisa takimi mes Prishtinës dhe Ballkanit ishte i fundit për edicionin 2019/20. /Telegrafi

COMMENTS