fbpx

Prezantuesi i gëzohet vdekjes së Mbretëreshës: Hap shampanjën për të festuar vdekjen e saj

HomeLajmeBota

Prezantuesi i gëzohet vdekjes së Mbretëreshës: Hap shampanjën për të festuar vdekjen e saj

Një drejtues televiziv argjentinas ka ngjallur neveri tek publiku pasi u shfaq duke festuar vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II duke hapur një shishe shampanjë.

Vdekja e Mbretëreshës u njoftua mbrëmjen e djeshme, me një deklaratë nga Buckingham Palace ku thuhej: “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite. Mbreti dhe bashkëshortja e Mbretëreshës do të qëndrojnë në Balmoral këtë mbrëmje dhe do të kthehen në Londër nesër”.

Teksa të famshëm dhe politikanë në mbarë botën kanë bërë homazhe teksa kombi mban zi, prezantuesi Santiago Cuneo u shfaq duke festuar vdekjen e Mbretëreshës në një klip që është bërë viral.

Prezantuesi e quan atë “plakë” dhe pastaj ngre dolli për vdekjen e saj. Cuneo tha: “Personi i duhur ka vdekur” dhe “Plaka më në fund shkoi në ferr”.

Ai shkroi në Twitter në spanjisht: ‘Vdiq çanta e vjetër me m*t!!!! Gëzim i pamasë dhe i përjetshëm!!!’

Klipi ka ngjallur neveri në të gjithë rrjetet sociale.

VIDEO

x