fbpx

Presidentja Osmani vazhdon ta bëjë detyrën e zëdhënëses së Kurtit, kërkon ndërprerjen e grevës

HomeLajmeKosovë

Presidentja Osmani vazhdon ta bëjë detyrën e zëdhënëses së Kurtit, kërkon ndërprerjen e grevës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila do të duhej të ishte zëri unifikues, ajo po del të jetë zëdhënëse e kryeministrit Albin Kurti.

Pavarësisht takimit që pati javën e kaluar me përfaqësuesit e Sindikatave të Kosovës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka ofruar asnjë zgjedhje.

Ashtu sikurse ka vepruar deri më tani, edhe për çështjen e grevës së mësimdhënësve, Vjosa Osmani po del të jetë “zëdhënëse” e Albin Kurtit.

Ajo nga Mamusha ku qëndroi sot për vizitë ka kërkuar që mësimdhënësit të ndërpresin grevën dhe nxënësit t’iu kthehen bankave shkollore.

Ajo ka thënë se është i papranueshme dëmi që po iu bëhet nxënësve me vazhdimin e grevës në sektorin e arsimit.

“Dëmi që i bëhet fëmijëve duke mos shkuar në banka shkollore është i pariparueshëm, dëmi që po bëhet për fëmijët, nuk ka kthim prapa. Ligji i Pagave do të vijë, por koha që po e humbin fëmijët tanë nuk do të mund ta kthejmë, nga këtu iu bëj thirrje të gjithë mësimdhënësve në Mamushë dhe çdo kund në Kosovë t’i bashkojnë forcat që të kthehen në shkolla, që ia ofrojnë të gjithë përkrahjen e mundshme dhe diturinë nxënësve, fëmijëve tanë, fëmijëve të gjithë Republikës së Kosovës dhe tani të ecim përpara në realizimin e kërkesave nacionale brenda mundësive që Republika e Kosovës që ka”, ka thënë Osmani, gjatë një vizite që ka pasur në komunën e Mamushës.

x