fbpx

Presidentja Osmani thotë se Serbia vozhdon përpjekjet për ta minuar shtetin e Kosovës

Presidentja Osmani thotë se Serbia vozhdon përpjekjet për ta minuar shtetin e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia po vazhdon përpjekjet për ta minuar shtetin e Kosovës.

Sipas saj, Serbia këtë po e bën me narrativë e argumente të falsifikuara dhe kjo ka ndodhur së fundmi, në konferencën e Lëv’izjes së Shteteve të Painkuadruara (NAM), që po mbahet në Beograd.“Serbia sërish po e keq’përdor statusin e vendit vëzhgues me synim për ta shtrembëruar të vërtetën për shtetin e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Postimi i saj i plotë:

Serbia po vazhdon përpjekjet për ta minuar shtetin e Kosovës me narrativë e argumente të falsifikuara. Së fundi, në konferencën e Lëvi’zjes së Shteteve të Painkuadruara (NAM), që po mbahet në Beograd, Serbia sërish po e keq’përdor statusin e vendit vëzhgues me synim për ta shtrembëruar të vërtetën për shtetin e Kosovës.

Nën udhëheqjen e kasapit Sllobodan Millosheviq, Serbia ka shkaktuar shpërbërjen e dhu’nshme të Jugosllavisë, duke shkaktuar gjenocid, kr’ime kundër njerëzimit dhe kr’ime të lu’ftës në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci, si dhe duke shkelur në mënyrë flagrante parimet themelore të NAM-it.

Si vend kolonizues, me politika destabilizuese, me mohim te gje’noc’idit të kryer ndaj civilëve të pafajshëm e me veprime që çdo ditë bien ndesh me përpjekjet për paqe e stabilitet në rajonin tonë, Serbia dëshmon se është në kundërshtim me vlerat mbi të cilat është ndërtuar NAM.Pavarësia e Kosovës është njohur nga një numër i konsiderueshëm i shteteve të NAM-it.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010 konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare. Prandaj ftoj të gjitha shtetet e NAM që nuk kanë njohur Kosovën që të udhëhiqen nga ky interpretim i GJND-së dhe jo nga propaganda e Serbisë e cila rrënjët i ka tek mendësia Millosheviqiane.

Për të kontribuar në marrëdhëniet e mira fqinjësore midis dy vendeve, Serbia duhet të heqë dorë nga përpjekjet për ta minuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës, përmes lobimit kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare si dhe me fushatën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendet e tjera.

Republika e Kosovës e vlerëson mbështetjen, të cilën ia kanë dhënë disa vende të NAM-it, në rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Në këtë kontekst, shpresoj që vendet pjesëmarrëse në konferencën e NAM-it, në Beograd do t`i refuzojnë qartë përpjekjet e Serbisë për të keqpërdorur konferencën për ndjekjen e agjendave të saj destabilizuese politike kundër Republikës së Kosovës dhe kundër shteteve të tjera në rajonin tonë.

x