fbpx

Presidentja Osmani thotë se Lista Serbe përfaqëson interesat e organizatave kriminale

HomeLajmeKosovë

Presidentja Osmani thotë se Lista Serbe përfaqëson interesat e organizatave kriminale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu është kundërpërgjigjur Listës Serbe, e cila e quajti atë të padëshirueshme në veri të vendit.

Osmani tha se Lista Serbe është shndërruar përfaqësuese të interesave të organizatave kriminale.

Sipas saj, qytetarët serbë në Kosovë nuk duhet t’i bien pre e propagandës së tyre.

“Lista Serbë më së paku është përfaqësuese e interesave të serbëve që jetojnë në Kosovë. Lista Serbe është shndërruar në përfaqësuese të interesave të organizatave kriminale janë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara. Jo vetëm që jam presidente e Republikës së Kosovës, e të gjithë qytetarëve pa dallim, përfshirë e të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë, por jam edhe komandante supreme e ushtrisë së këtij vendi, e cila në mesin e saj ka edhe shqiptarë, ka edhe serbë, ka edhe turq, edhe të komuniteteve të tjera. Por çka po ndodh këto ditë për fat të keq është se qytetarët serbë në Kosovë po kërcënohen, po frikësohen nga këto struktura ilegale. Qytetarët serbë në Kosovë nuk frikësohen nga unë, asnjëherë, por frikësohen nga udhëheqësit e organizatave kriminale, të cilët i kanë bllokuar dhe po i mbajnë peng në mënyrë që të krijohen tensione në stilin e Putin. Prandaj, edhe njëherë i ftoj të gjithë qytetarët serbë në Kosovë që mos të bien pre e propagandës që burimin e ka në Rusi dhe tek njerëzit që i takojnë të kaluarës së Millosheviq. Lista serbe nuk interesohet që të shtyjë përpara zbatimin e këtyre të drejtave për komunitete por interesohet që të vazhdojë të jetë një satelit i Vuçiq në këtë vend dhe kjo më së shumti po i dëmton vetë serbët që jetojnë në Kosovë por derisa ata nuk ke bëjnë këtë unë si presidente kujdesshme për të gjithë”, tha ajo.

Osmani, po ashtu shprehu mbështetjen për vendimin e Shqipërisë për ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike me Iranin pas sulmeve kibernetike.

“Ne i përkrahim plotësisht veprimet e ndërmarra nga institucionet e Republikës së Shqipërisë. Jemi aty në krah të tyre për bashkëpunim të plot që edhe si dy shtete bashkërisht t’i kundërvihemi sulmeve të tilla. Përkrahim edhe masat që i ka marrë sa i përket diplomatëve iranian. Edhe kjo që ngjanë në Shqipëri dhe sulmet kibenetike në rajon, e dëshmojnë se këtu kemi të bëjmë me një betejë mes demokracive dhe autokracive. Në njërën anë kemi shtetet si Kosova, demokraci të tjera të rajonit tonë, SHBA, BE dhe anën tjetër kemi Rusinë, Iranin dhe shokët e tyre që i gjejnë nganjëherë edhe në rajonin tonë”, theksoi ajo.

Këto komente i bëri në konferencën për medie me presidentin slloven, Borut Pahor. /Kp

x