Connect with us

Kosovë

Presidentja Osmani reagon pas miratimit të rezolutës kundër referendumit të Serbisë!

Published

on

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka mirëpritur vendimin e Kuvendit të Kosovës për të miratuar rezolutën kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës njëzëri e kanë refuzuar mbajtjen e këtij referendumi në Kosovë.

Ajo tha se do të vazhdojnë bashkëpunimin me aleatët në fuqizimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, ndaj siç tha Osmani, veprimeve destabilizuese të Serbisë.

“Mirëpres konsensusin mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës njëzëri refuzojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në kundërshtim me normat kushtetuese dhe praktikën ndërkombëtare. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me aleatët tanë në fuqizimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës ndaj veprimeve destabilizuese dhe të njëanshme të Serbisë”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Në ndërkohë, nga 77 deputetë në Kuvend, 76 kanë votuar pro miratimit të rezolutës për moslejimin e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë, asnjë votë kundër dhe 1 abstenim.

Advertisement
Comments