Presidentja Osmani: “Nuk do të lejojmë modele associacionësh që e bëjnë vendin jofunksional”

0 minutes, 58 seconds Read

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë homazheve që bëri sot në sheshin e Dëshmorëve në Podujevë, është deklaruar rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, për të cilin thotë se nuk do të lejohet të implementohet asnjë model që do ta bëjë vendin jofunksional.

Kështu u shpreh ajo derisa u pyet rreth disa propozimeve për Asociacion me kompetenca ekzekutive, për çka tha se propozime të tilla për të cilat po flitet tani, nuk i janë prezantuar asnjëherë palës së Kosovës.

“Propozimet për të cilat po flitet për ndonjë lloj Asociacioni me kompetenca ekzekutive, asnjëherë nuk janë prezantuar palës sonë, institucioneve të Republikës së Kosovës. Si përfaqësues të RK-së jemi të vendosur që të mos lejojmë të implementohen në vendin tonë modele që do ta bëjnë vendin tonë jofunksional”, tha ajo.

Osmani më tej njoftoi se sot rreth orës 16:00 do të takojë të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Publikime te ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *