Presidentja Osmani bashkë me zotëriun e parë në inaugurimin e Erdoganit: Pamje nga takimet

0 minutes, 40 seconds Read

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me zotëriun e parë, Prindon Sadriun, dje kanë qenë në Ankara për të marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të Rexhep Tajip Erdogan si president.

Osmani ka publikuar disa fotografi, duke shkruar se në këtë mënyrë shprehi përkushtimin e saj për vazhdimin e bashkëpunimit me Turqinë.

Njoftimi:

Dje në Ankara, në ceremoninë inauguruese, e përgëzova Presidentin Recep Tayyip Erdoğan për rizgjedhjen, duke shprehur përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona.

Gjatë ceremonisë, me liderë të tjerë e miq të Kosovës, bashkëbiseduam për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët.

Publikime te ngjashme