fbpx

Presidentja Osmani: 23-vjet më parë, Prishtina e ndjeu lirinë, u realizua ëndrra e brezave për liri e pavarësi

HomeLajmeKosovë

Presidentja Osmani: 23-vjet më parë, Prishtina e ndjeu lirinë, u realizua ëndrra e brezave për liri e pavarësi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu ka kujtuar 23 vjetorin e çlirimit të Prishtinës.

“23-vjet më parë, Prishtina e ndjeu lirinë. Në kujtim të kësaj dite, përulemi para të gjithë atyre që ndihmuan dhe kontribuuan për lirinë tonë.Vajzat dhe djemtë e UÇK-së nga njëra anë dhe paqeruajtësit e NATO-s nga ana tjetër, mundësuan realizimin e ëndrrës së brezave për liri e pavarësi.

Do ta kujtojmë përherë këtë ditë, duke nderuar të gjithë dëshmorët që ranë, duke e mirëmbajtur lirinë tonë dhe duke e forcuar Republikën çdo ditë e më shumë”, shkruan Osmani.

COMMENTS

x