fbpx

Presidenca publikon shpenzimet, shpërfaqën “ulje drastike” të shpenzimeve krahasuar me vitet e më parshme (Foto)

HomeLajmeKosovë

Presidenca publikon shpenzimet, shpërfaqën “ulje drastike” të shpenzimeve krahasuar me vitet e më parshme (Foto)

Zëdhënësi i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka publikuar shpenzimet e të parës së shtetit dhe kabinetit të saj gjatë vitit 2021.

Sipas këtyre të dhënave ka ulje të harxhimeve nga buxheti për të gjitha kategoritë krahasuar me vitet e tjera, transmeton Klankosova.tv.

“Racionalizimi i shpenzimeve është parimi kryesor që e ka ndjekur Presidentja Osmani që nga dita e parë, fillimisht në Kuvendin e Kosovës e më pas në Presidencë. Sa më racionale shpenzimet, më të mëdha mundësitë që paratë e taksapaguesve të orientohen në vende adekuate!” thuhet në një postim në Facebook të Kupinës.

Derisa thotë se asnjë cent nuk është shpenzuar dosido.

“Në vazhdimësi dhe si asnjëherë më parë ka pas interesim të mediave dhe shoqërisë civile për shpenzimet e Presidentes Vjosa Osmani dhe kabinetit. Po i bëjmë publike ato, jo vetëm për ta përmbushur kriterin e transparencës, por edhe për ta dëshmuar gatishmërinë për llogaridhënie për mënyrën e shpenzimit të parave të taksapaguesve.”

Ndërsa të dhënat janë publikuar edhe në webfaqen e presidentes, dhe mund të klikoni këtu për t’i parë

Kujtojmë se më 6 prill të vitit 2021 Vjosa Osmani e ka marrë solemnisht detyrën e presidentes.

Derisa para saj, Glauk Konjfuca, si kryetar i Kuvendit të Kosovës, ishte ushtrues detyre i presidentit, pas konstituimit të parlamentit më 22 mars.

Në ndërkohë para Konjufcës, Osmani ishte ushtruese e detyrës së Presidentes, që nga dorëheqja e Hashim Thaçit më 5 nëntor të vitit 2020.

COMMENTS

x