Prapaskenat e takimit në Bruksel! Kurti nxitoi ta nënshkruante marrëveshjen në Bruksel, kush e ndaloi?

1 minute, 4 seconds Read

Siç e bëri të ditur edhe vetë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte gati që ta nënshkruante propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Derisa po fliste për takimin që u mbajt të hënën, emisari evropian Miroslav Lajçak tha se përgjigja e BE-së për këtë gjatë takimit, ishte se kjo do të ishte “nxitim”.

“Kryeministri Kurti propozoi që të formalizohet pajtimi, por reagimi ynë ishte se kjo do të ishte nxitim për shkak se marrëveshja nuk është gjë e vogël…”, ka thënë Lajçak.

Ndërkohë, edhe Kurti pas takimit kishte bërë të të ditur se ishte gati të nënshkruante, por se një gjë të tillë u refuzua nga pala serbe.

Ndërkohë, në Atlantic Council, diplomati sllovak për herë të parë ka bërë të ditur se janë duke u shikuar 16 modele për zbatimin e marrëveshjes, për të cilën tha se është obligim ndërkombëtar.

“Kemi shikuar modele ekzistuese dhe mund t’iu them që këtu në tavolinën time kam 16 modele evropiane, por nuk mund t’i listoj ato. Nuk dua të tregohem se po bëj favor për një palë apo tjetrën”, tha ai.

Publikime te ngjashme