fbpx

Pozitë e opozitë kundërshtojnë QUINT-in, analisti Ahmeti u reagon ashpër: “Nuk jeni patriota, ja pse po e mashtroni popullin!”

HomeKosovë

Pozitë e opozitë kundërshtojnë QUINT-in, analisti Ahmeti u reagon ashpër: “Nuk jeni patriota, ja pse po e mashtroni popullin!”

Njohësi i çështjeve politike Arben Ahmeti, i ka reaguar ashpër pozitës dhe opozitës në Kosovë, të cilat me ngulm po kundërshtojnë kërkesën e shteteve të QUINT-it, për mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

Ahmeti i ka quajtur të padijshëm ata, duke thënë se nga papjekuria po duan ta fusin Kosovën në konflikt me krejt botën.

Sipas tij, ata po e mashtrojnë popullin, për ta fshehur paaftësinë e tyre.

Reagimi i Ahmetit në Facebook:

Papjekuri është me e fut vendin në konflikt me krejt botën me qëllim që të rritet popullariteti edhe llajkat.

Nesër në Kuvend nxjerrni sharkiat, çifteliat edhe lahutat, pozitë e opozitë, porositeni edhe naj copë mishi e tregoni popullit qysh po pavarësohemi nga Amerika imperialiste.

Ama ta dini, që nuk jeni patriota. Jeni veç disa të padijshëm që po e mashtroni popullin për ta fshehur paaftesinë tuaj.

Sepse në administratën Biden nuk ka dy rrugë. Kur nuk je me Amerikën, je me Rusinë.

Vizitat e takimet me diplomatë përtej ambasadorit u’a kanë ndalë moti. Tash veç letra po merrni prej andej atlantikut. Një dite u’a ndalin edhe ato. Pastaj ne kënaqemi me patriotizmin tuaj. Kemi me ju këndu në sharki e çifteli.

COMMENTS

x