Connect with us

Kosovë

Pozhari thotë se ndjen keqardhje, kur e sheh opozitën që sulmon një kryeministrër si Kurti, me një kundërshtare si Ganimete Musliu!

Publikuar

me

Analisti, Xhevdet Pozhari ka thënë se ndjen keqardhje për opozitën kur e sheh një kryeministër si Albin Kurti dhe një kundërshtare si Ganimete Musliu.

Pozhari këtë deklarim e bëri përmes një postimi në Facebook.

“Kur e sheh një kryeministër si Albin Kurti dhe një kundërshtare si Ganimete Musliu, ndjen keqardhje për opozitën!”, ka shkruar Pozhari.

Një përplasje e ashpër ka ndodhur sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës. Në këtë përplasje u përfshinë Kurti dhe Musliu.

Musliu në pyetjet parlamentare përdori disa herë gjuhë më të ashpër, duke theksuar se Kurti po i mashtron qytetarët.

E pas përgjigjes së tij, Kurti ia shtroi një pyetje Musliut, e cila pyetje kishte përbrenda edhe një lloj ironie.

“A dini me m’kallxu çka ju kallxova?” – ishte pyetja e z. Kurtit.

Musliu iu përgjigj Kurtit, duke e cilësuar atë si “hajgarexhi”, për të cilin term ia tërhiqi vërejtjen Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit, duke i thënë se Kurti është kryeministër.

Reklama