Connect with us

Kosovë

Pozhari: Përballë Serbisë, unë jam ushtar i kryeministrit të shtetit tim

Publikuar

me

Xhevdet Pozhari, analist i njohur për qëndrimet e forta pro Albin Kurtit, ka shkruar një shkrim jo aq të gjatë, por të fuqishëm. Të fuqishëm për shkak të fjalive që janë në përmbajtje.

Pozhari, me një gjuhë thuajse militanteske, ka akuzuar të gjithë kundërshtarët e Kurtit si “tuxhar” të lirisë të veshur me petkun e politikanit.

“Albin Kurti veç i ka fituar duart në baltën ku e keni lënë Kosovën, veriun. Në vend se ta ndihmoni, në vend se ta vini gishtin në kokë me mendu se çfarë i keni bë këtij vendi, jeni duke e bë të kundërtën. Dhe, Amerika dhe secili shtet e sheh këtë që jeni veç tuxharë të lirisë të veshur në petkun e politikanit.” – shkroi ai.

Tutje, Pozhari ka shkruar se në këtë shtet ende ka njerëz që vdesin për këtë vend.

“Në këtë shtet ka ende njerëz që vdesin për këtë vend. Pavarësisht se lirinë e gëzojnë disa matrapazë, dilingji, pezevengë me kollare. Përballë Serbisë, unë jam veç një prej ushtarëve të kryeministrit të shtetit tim. Asgjë më shumë, as më pak!” – theksoi Pozhari, shkrimin e plotë të të cilit mund ta lexoni këtu.

Reklama