fbpx

Pozhari i ashpër me kritikuesit e Kurtit: “I keni rru nga 100 mijë euro kah keni mbërri…”

HomeKosovë

Pozhari i ashpër me kritikuesit e Kurtit: “I keni rru nga 100 mijë euro kah keni mbërri…”

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka folur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike të Kosovës.

Ai ka thënë se është mirë që po kritikohet Qeveria për këtë rritje.

Por, sipas tij, ajo nuk duhet të kritikohet edhe nga “mercenarët e kamufluar si gazetarë”, përcjell Bota sot.

“Është standard shumë i mirë me e kritiku Qeverinë pse do të na bie me e pagu rrymën veç një muaj ndoshta 20-30 euro më shumë.

Veç me e pas qet guxim me i kritiku edhe ata që “t’u nejt” i kanë rru nga “100 mijë euro” kah kanë mbërri. Ata të cilët hala dalin e shesin patriotizëm.

Ata jo rastësisht nuk kritikohen sepse mercenarët të kamufluar si gazetarë, janë ushqyer me vite prej tyre”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.

Qeveria ka marrë kritika të ashpra nga partitë opozitare, pas paralajmërimit për shtrenjtim të energjisë elektrike. Ato madje kanë paralajmëruar edhe protesta./BS

COMMENTS

x