fbpx

Pozhari godet disa deputetë të VV-së: Pa Kurtin, as frizerja e Kollçakut s’iu merr seriozisht

HomeLajmeKosovë

Pozhari godet disa deputetë të VV-së: Pa Kurtin, as frizerja e Kollçakut s’iu merr seriozisht

Gazetari Xhevdet Pozhari, u ka reaguar deputetëve “të pakënaqur” të Lëvizjes Vetëvendosje që t’i marrin “rrogat e mëditjet”, pasi sipas tij, nëse nuk do të ishte kryeministri Albin Kurti, nuk do të merreshin seriozisht.

Në një shkrim të publikuar pak më herët në Facebook, Pozhari ka thënë se deputetët në fjalë nëse nuk do të ishte Kurti, “do ta shihnin veç në televizior”.

Ai tutje shtoi se “pallavrat e juaja nuk i kish marrë seriozisht as frizerka e Fatmire Kollçakut”.

“Këtyre deputetëve të VV-së që janë të pakënaqur me Albin Kurtin ju kisha thënë trusni qaty dhe merrni rrogat e mëditjet, se mos me pas qenë Kurti parlamentin e kishit kqyr veç në televizion dhe pallavrat e juaja nuk i kish marr seriozisht as frizerja e Fatmire Kollçakut”, ka thënë ai.

Pasditen e së premtes, deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli, i cili për disa kohë ka shprehur pakënaqësi me Qeverinë, tha se Kurti “nuk iu beson deputetëve të tij”.

“Kryeministri dhe Qeveria kam përshtypje deputetët po i konsideron që duhet me mbajt fshehtë, sepse nuk ju beson deputetëve dhe nuk i beson qeverisë së vet. Gjithçka e mbajnë në një grupacion që neve me na qit para aktit të kryer. Për mendimin tim personal, derisa KFOR-i francez i ka mbrojtur serbët të cilët i kanë shpërngulur me mijëra shqiptare prej veriut të Mitrovicës, dhe një plan që fillon me “franko”, për mua është një bazë e fuqishme që të mos i besoj”, ka thënë Humolli në Klan Kosova.