fbpx

Populli i Albin Kurtit: “I padijshëm për ekonomi”, “Ekspert për veting” e “Analfabet” kur ngatërrohet me sindikalistët

HomeLajmeKosovë

Populli i Albin Kurtit: “I padijshëm për ekonomi”, “Ekspert për veting” e “Analfabet” kur ngatërrohet me sindikalistët

Për kryeministrin Albin Kurti, populli herë është ekspert e herë nuk është. Ndërsa, herë-herë është edhe analfabet.

Vlerësimet për popullin, kryeministri Kurti i bënë varësisht prej interesave të tij.

Të dielën kur po e shpaloste idenë e vetingut bashkë me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Kurti tha se kjo ide është ndërtuar mbi urtësinë dhe besimin e qytetarëve.

“Nuk ka alternativë ndaj vetingut në sistemin gjyqësor e prokurorial. Këtë e kuptojnë edhe vetë akterët e këtij sistemi, edhe ata më skeptikët për vetingun. Duhet përmendur një gjë, demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat fondamentale, janë bazat mbi të cilën ndërtohet çdo gjë tjetër. Sistemi i kontrollit dhe balancimit ndërmjet pushteteve, urtësia e votuesve, qytetarët si fuqi sovrane të cilët e kuptojnë dhe duan ta mbajnë një demokraci të shëndoshë, janë parametrat e politikave për ndërtimin e shoqërisë dhe një shteti demokratik. Mbi këtë urtësi e besim të qytetarit, ne e kemi fituar edhe qeverisjen tonë dhe mbi ketë kemi ndërtuar idenë e vetingut”, tha Kurti, përcjell Demokracia.com.

Por, muaj më parë, kur po diskutohej projektligji për tërheqjen e një pjese të kursimeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale (Trusti), duke komentuar deklaratat e deputetëve të opozitës se këto mjete po i kërkon populli, ai tha se populli nuk është ekspert. Sipas Kurtit, populli nuk është ekspert, por vetëm burim sovraniteti.

“Murati në Skenderaj, Fadili në Malishevë, Hyseni në Prishtinë, po i pyesim këta. Është gabim, e kuptoj deputetin si përfaqësues i popullit, por populli nuk është ekspert”, tha ai.

x