fbpx

Policia tregon se si do të duket ‘qortimi’ ndaj serbëve që s’i konvertojnë targat

HomeLajmeKosovë

Policia tregon se si do të duket ‘qortimi’ ndaj serbëve që s’i konvertojnë targat

Policia e Kosovës, referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës i cili ka të bëjë me procesin e regjistrimit të mjeteve nga targa PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS, ka bërë të gjitha planifikimet e saja me qëllim të zbatimit të këtij vendimi.

Sipas vendimit zyrtar nga data 1 nëntor 2022, të gjithë pronarëve të mjeteve që qarkullojnë me targa të tilla ilegale në Kosovë, nga Policia e Kosovës do t’iu shqiptohet masa e qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS.

Sipas policisë, ndërsa nga data 21 nëntor deri më 21 janar, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, do të shqiptohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi.

Policia ka treguar formën e fletëqortimit zyrtar “Qortim”, të Policisë së Kosovës e cila do të aplikohet nga zyrtarët policorë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe në pikat e kalimit kufitar.