Policia e Kosovës ka publikuar ftesën për paraqitje vullnetare ndaj kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj, duke thënë se këtë po e bën me qëllim për informim të drejtë ndaj opinionit publik.
Policia thotë e kishte kërkuar në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur dhe se i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare, por i dyshuari nuk e kishte përfillur, njofton Klan Kosova.
“Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në stacionin policor dhe si vijimësi e hapave të nevojshëm procedural, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”.
Policia thotë se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti është përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur në protestën e datës 29.01.2022.
