Kosovë
Policia ndalon dy serbë që tentuan të futen me teste të falsifikuar PCR në Kosovë
Dy serbë janë ndaluar nga Policia e Kosovës pasi të njëjtit tentuan ta kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin në Bërnjak.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30.
“Indeksonline” mëson se arsyeja e ndaljes së serbëve ishte testet e falsifikuara të PCR. Kësisoj, ata tentuan që me këto dokumente të futen në Kosovë.
Në konsultim me prokurorin e shtetit, rastet u hapën për falsifikimin e dokumenteve në procedurën e rregullt.
Dy qytetarëve serb iu refuzua hyrja në RKS. /Indeksonline/
