fbpx

Policia kontrollon një lokal në Prizren, kapen 12 persona duke luajtur poker

HomeLajmeKosovë

Policia kontrollon një lokal në Prizren, kapen 12 persona duke luajtur poker

Policia në Prizren ka shoqëruar në stacion 12 persona të cilët ishin kapur duke luajtur bixhoz, që në Kosovë për momentin është e ndaluar me ligj. Vetëm njëri nga ta është liruar, ndërsa të tjerët janë në mbajtje për 48-orë.

Stacioni Policor në Prizren pasi kishte pranuar informatën për lokacion ky dyshohej se po zhvilloheshin lojëra fati dhe bixhoz ka angazhuar njësinë patrulluese me ç’rast kishin gjetur edhe edhe disa prova dhe dëshmi.

“Patrulla policore në detyrë i është përgjigjur rastit dhe në lokalin e supozuar janë hasur 12 persona, në lokal ka qenë edhe pronari i lokalit i cili është i dyshuar për organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit të kundërligjshëm. Gjatë kontrollit të lokali janë gjetur edhe disa prova dhe dëshmi që ndërlidhjen me organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit: disa qindra çipa-zhetonë pokeri dhe 7 palë letra pokeri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër te Prokurorit pas intervistimit janë liruar vetëm njeri nga ata është ndaluar për 48 orë ne ndalim policor./Lajmi.net