Kosovë
Policia ka inicuar rast për sulmin ndaj ministrit Murati, Prokuroria po e trajton atë!

Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë së shtunës është gjuajtur me miell nga aktivistët e PSD-së.
Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së hodhën miell mbi ministrin, derisa i njëjti ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania në Prishtinë.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me ministrin Murati.
“PRISHJE E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE”
Prishtinë 03.09.2022 – 15:10.
Në gazeta të ndryshme dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shihen disa persona duke hedhur miell mbi një ministër të RKS-së. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhë incidenti, është kontaktuar ministri, i cili ka njoftuar se nuk është lënduar”, thuhet në raportin e PK-së
Më tej në raportin e policisë thuhet se është njoftuar edhe prokurori i cili ka sugjeruar që të bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjore.
