fbpx

Policia jep detaje shtesë: I dyshuari në Pejë e kapi viktimën nga pas, e mbajti pa dëshirën e saj, e preku në trup

HomeLajmeKosovë

Policia jep detaje shtesë: I dyshuari në Pejë e kapi viktimën nga pas, e mbajti pa dëshirën e saj, e preku në trup

Është arrestuar Flori Beqiraj i dyshuar për ngacmim seksual të alpinistes Mrika Nikçi.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie ka njoftuar se viktima ka arritur qё tё largohet nga i dyshuari dhe e njëjta ka ardhur nё Stacionin Policor nё Pejё, përcjell Demokracia.com

“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё – Stacionin Policor në Pejë, me datën 27.09.2022, rreth orës 21:30, ёshtё paraqitur viktima femër kosovare, e cila informon se deri sa ka qenë duke ecur nё rrugën “Wesli Clark” nё Pejё, njё person i panjohur pёr viktimën e ka kapur nga pas dhe e ka mbajtur pa dёshiren e saj, duke e prekur ne pjesё tё ndryshme tё trupit”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Arrestohet njё person i dyshuar për veprën penale ‘Ngacmim seksual’

Pejë, 30 shtator 2022

Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё – Stacionin Policor në Pejë, me datën 27.09.2022, rreth orës 21:30, ёshtё paraqitur viktima femër kosovare, e cila informon se deri sa ka qenë duke ecur nё rrugën “Wesli Clark” nё Pejё, njё person i panjohur pёr viktimën e ka kapur nga pas dhe e ka mbajtur pa dёshiren e saj, duke e prekur ne pjesё tё ndryshme tё trupit.

Viktima ka arritur qё tё largohet nga i dyshuari dhe e njëjta ka ardhur nё Stacionin Policor nё Pejё, e cila deklaron pёr ngjarjen si mё lartё.

Policia menjёherё ka marrё tё gjitha masat e nevojshme pёr zbardhjen e kёtij rasti, dhe pas një pune intensive operativo-hetimore, nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, sot me datë 30.09.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar:

• F.B lindur me 1997

Pёr tё gjitha kёto veprime ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, ndёrsa i dyshuari pas intervistimit tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё./Demokracia.com