fbpx

Policia hap rast për sulm dhe kanosje pas dhunës së transmetuar ‘live’ në televizion

HomeLajmeKosovë

Policia hap rast për sulm dhe kanosje pas dhunës së transmetuar ‘live’ në televizion

Gjatë ditës së sotme në shoun televiziv “It’s my home”, janë transmetuar pamje të dhunës.

Pas dhunës dhe fyerjeve që u transmetuan drejtpërdrejt në televizionin “First Channel”, përkatësisht në shoun televiziv “It’s my home”, Policia e Kosovës tashmë ka hapur rast.

Këtë e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënësja Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Lidhur me ngjarjen në fjalë, pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit si dhe intervistimit të disa personave policia është udhëzuar nga prokurori i shtetit që të hap rast për veprat sulm dhe kanosje”, ka thënë Ahmeti.

x