fbpx

Policia gjermane shpalos detaje për vrasjën e 28-vjeçarit nga Prizreni

HomeLajmeKosovë

Policia gjermane shpalos detaje për vrasjën e 28-vjeçarit nga Prizreni

Një punëtor ndërtimi i moshës 33-vjeçare ka therur me thikë dy persona në një lagje të Mynihut të shtunën.

Si pasojë e therjeve me thikë, 28-vjeçari nga Kosova, Nehat Elshani ka ndërruar jetë në spital të hënën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nymfenburg të Mynihut. Policia ka njoftuar se 33-vjeçari ka sulmuar me thikë dy kolegët e moshës 28 dhe 50 vjeç herët në mëngjesin e së shtunës, rreth orës 07:35.

“Një grup prej gjashtë punonjësve u takuan të shtunën rreth orës 7:30 të mëngjesit në një furrë buke në Rosa-Bavarese-Straße. Aty blenë mëngjesin dhe më pas donin të shkonin në një kantier ndërtimi aty pranë. Njëri nga burrat është shef i një kompanie fasadimi, të tjerët janë të punësuar atje”.

“Menjëherë pas daljes nga furra e bukës, kur burrat ishin në shkallë përballë rrugës, njëri prej burrave nxori një thikë kuzhine me një teh 20 centimetrash dhe pa paralajmërim goditi kolegun e tij 28-vjeçar dhe pronarin 50 vjeçar të firmës. Ai u shkaktoi plagë dhe prerje aq të rënda me thikë në pjesën e sipërme të trupit dhe në qafë të burrave, saqë iu desh t’i nënshtroheshin një operacioni urgjent”, thuhet në raportin e policisë gjermane.