Policia e Kosovës thotë se në disa lokacione ka pasur të shtëna ndaj njësiteve policore, nuk ka të plagosur

HomeLajmeKosovë

Policia e Kosovës thotë se në disa lokacione ka pasur të shtëna ndaj njësiteve policore, nuk ka të plagosur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në disa lokacione në veri të Kosovës ka pasur të shtëna me armë, e në disa vende vende është shtënë edhe ndaj njësiteve policore, por që nuk ka asnjë të lënduar.

Po ashtu, policia bën të ditur se janë siguruar informata se qytetarët shqiptarë janë ndaluar dhe maltretuar nga persona që dyshohet se janë pjesë e grupeve që kanë bllokuar rrugët.

“Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur.”, thuhet në komunikatë.

“Po ashtu janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe maltretuar qytetarë shqiptarë, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve.”, shton komuni9kata. /Gazeta Express

COMMENTS

x