fbpx

Policia e Berlinit shpërndau protestën kundër coronavirusit: Nuk kemi pasur mundësi tjetër

HomeLajmeBota

Policia e Berlinit shpërndau protestën kundër coronavirusit: Nuk kemi pasur mundësi tjetër

Kundërshtarët e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 janë mbledhur në qytetin e Berlinit.

Protesta erdhi ndërsa infeksionet po rriten në të gjithë Evropën gjersa publiku nuk po pajtohet me masat e marra nga qeveria gjermane.

Nga kopshti për fëmijë deri tek sistemi “Smart Home” – ky është kompleksi në Prishtinë me standarde evropiane

“Për fat të keq, nuk kemi asnjë mundësi tjetër”, njoftoi policia e Berlinit, duke shtuar se njerëzit nuk kishin arritur t’i zbatonin kushtet e sigurisë të marshimit, raporton reuters, transmeton Telegrafi.

Protestuesit po shpërndaheshin paqësisht, megjithëse kishte disa trazira të vogla, të tilla, si zjarrvënie në kontejnerë të mbeturinave dhe bllokim i disa rrugëve.

Theksojmë se 3000 policë ishin vendosur në tërë kryeqytetin gjerman për të mbarëvajtjen e protestës, ku thuhet se kanë marrë pjesë mbi 18 mijë persona.

Ndryshe, një protestë e ngjashme, me pjesëmarrjen e kundërshtarëve të vaksinimit dhe teoricientëve të konspiracionit, u zhvillua disa javë më parë, por më vonë u shpërbë nga policia sepse, sipas autoriteteve, pjesëmarrësit qëllimisht injoruan masat mbrojtëse, të tilla, si mbajtja e maskave të fytyrës dhe mbajtja e distancës./Telegrafi

COMMENTS

x