Policia e Kosovë dje ka ndërmarrë një operacion në qendrat tregtare dhe në sheshet kryesore në Prizren.
Përmes një komunikate, Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren ka njoftuar se:
- Janë mbyllur 2 lokale afariste,
- Janë shqiptuar 2 dënime për subjekte nga 500 euro,
- Janë shqiptuar 4 dënime personave fizik nga 50 euro,
- Janë dhëne 44 vërejtje për subjektet lidhur me mosmbajtjen e distancës,
- 168 fletëparaqitje për gjykatë për kundërvajtje, dhe
- 95 fletëparaqitje për mosmbajte të maskës.
Sipas njoftimit, Policia ka bërë të ditur se aktivitetet të tilla do të jenë të përditshme përderisa situata me COVID-19 të ndryshojë.
COMMENTS