Policia demanton mediat serbe: Në aksionin në veri janë vetëm zyrtarët policorë

HomeLajmeKosovë

Policia demanton mediat serbe: Në aksionin në veri janë vetëm zyrtarët policorë

Policia e Kosovës (PK) përmes një komunikate për media ka sqaruar se në aksionin në veri janë të inkuadruar vetëm zyrtarë të PK-së.

Ky reagim i Policisë vjen pasi disa media serbe raportuan se në veri kanë shkuar edhe Forcat Speciale të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Në reagim thuhet se, Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe ndër të tjera menaxhimin dhe kontrollin e qarkullimit kufitar në nivel vendi.

“Me qëllim të realizimit të detyrave dhe autorizimeve policore, në operacione të caktuara bëhen planifikimet e nevojshme operacionale, përfshirë planifikimet e burimeve njerëzore dhe ato logjistike, varësisht prej natyrës dhe nevojës operacionale. Vlen të potencohet se në operacionin policor i cili është duke u realizuar në nivel vendi, përfshirë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, janë të inkuadruar vetëm zyrtarë të Policisë së Kosovës, përderisa pretendimet dhe spekulimet e disa mediumeve serbe se në këtë operacion janë të involvuara edhe agjensione tjera të sigurisë janë të pavërteta.

Andaj, Policia e Kosovës me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, përmes këtij informacioni zyrtar reagon dhe njëherë demanton shkrimet e disa mediave/portaleve serbe”, vijon sqarimi i Policisë.

COMMENTS