fbpx

Policët vendosin maskat kundër gazit lotsjellës

HomeLajmeKosovë

Policët vendosin maskat kundër gazit lotsjellës

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke vazhduar protestën në kundërshtim të projektligjit për pagën minimale.

Ata po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit të Kuvendit të Kosovës, duke brohoritur “marre” në drejtim të deputetëve të cilët e kanë votuar këtë projektligj.

Të njëjtit sot kanë thyer kordonin policor dhe janë afruar në hyrje të Kuvendit.

Pavarësisht kësaj, ata kanë bërë vazhdimisht thirrje që të mos ofendohen apo provokohen zyrtarët policorë.

E njësitë e specializuara të policisë të cilët po qëndrojnë në hyrje të Kuvendit tashmë kanë vendosur edhe maskat për gazin lotsjellës.

Duhet përkujtuar që në protestën e kaluar në seancë pati gaz lotsjellës, kurse sot ishte paraparë që protesta të përmbyllet në qetësi.

Deputetët e opozitës në anën tjetër kanë kërkuar të ndërpritet seanca e Kuvendit, e të mos zhvillohet para diskutimit me veteranët.

COMMENTS

x