fbpx

“Po tregoheni të butë me Vuçiqin”, Hill: Këto janë perceptime, ka që thonë se jemi të butë ndaj Kurtit

HomeLajmeRajoni

“Po tregoheni të butë me Vuçiqin”, Hill: Këto janë perceptime, ka që thonë se jemi të butë ndaj Kurtit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, në një intervistë të organizuar nga Këshilli Atlantik u pyet për përceprimin se Amerika po tregohet shumë e butë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Gazetarja tha se ekziston përceptimi se SHBA-ja po e trajton butë Vuçiqin në përpjekje për ta mbajtur afër vetës dhe në vijë me politikën e jashtme perëndimore edhe për sanksionet kundër Rusisë.

“Ju e dini, njerëzit mund t’i kenë perceptimet e tyre. Perceptimet e tyre se ne po tregohemi shumë të butë ndaj Kryeministrit Kurti… ka shumë perceptime të tilla duke përfshirë edhe në vende si Prishtina”, tha Hill.

“Ne në vend që të mbështetemi në perceptime, le të mbështetemi në atë që është politika në të vërtetë, dhe politika është të përpiqemi ta ndihmojmë Serbinë të lëvizë drejt Perëndimit për ta ndihmuar atë me qëllimin e vet të vetëdeklaruar”, tha ambasadori amerikan.

x