fbpx

Po transportonte ilegalisht 13 emigrantë, mes tyre dhe të mitur, arrestohet 26-vjeçari nga Kosova

HomeLajmeKosovë

Po transportonte ilegalisht 13 emigrantë, mes tyre dhe të mitur, arrestohet 26-vjeçari nga Kosova

Një 26-vjeçar nga Kosova është arrestuar këtë të diel në Mirditë, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Mjeti që drejtohej nga Rizan Kurtaj u ndalua nga policia në aksin rrugor “Rrëshen – Thirrë”, në zonën e fshatit Ndërfushas. Brenda në mjet ndodheshin 13 emigrantë nga vendet e tre, mes tyre dhe fëmijë. 26-vjeçari u kishte premtuar transportin drejt vendeve të BE-së në këmbim të pagesës.

Kurtaj u vu në pranga dhe do të hetohet për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë edhe të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte në mënyrë të kundërligjshme emigrantë, me automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, kanë organizuar menjëherë punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Zgjedhja e gabuar”.

Gjatë këtij operacioni, në aksin rrugor “Rrëshen – Thirrë”, në zonën e fshatit Ndërfushas, Mirditë, shërbimet e Policisë Mirditë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin R. K., 26 vjeç, banues në Kosovë, në të cilin, gjatë kontrollit, janë gjetur 13 emigrantë nga vendet MENA, disa prej tyre të mitur, të cilët, 26-vjeçari po i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, kundrejt pagesës.

Në vijim të veprimeve shtetasi R. K. është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit

x