fbpx

“Po të njoftoj për një skandal që s’ka ndodhë në histori të Kosovës”, Milaim Zeka i çon letër Kurtit

HomeLajmeKosovë

“Po të njoftoj për një skandal që s’ka ndodhë në histori të Kosovës”, Milaim Zeka i çon letër Kurtit

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, përmes një shkrimin në profilin e tij në ‘facebook’ po pretendon se zyrtarë të prokurimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës kanë dërguar atasheun e Kosovës në Turqi tek një kompani, gjithmonë sipas Zekës, në përpjekje për të prishur një tender për uniforma.

Siç pretendon Milaim Zeka kjo përpjekje është bërë me qëllim që tenderi t’i jepet ndonjë kompanie tjetër.

Zeka ka publikuar edhe një letër të “ATT Stil” në të cilën është shkruar një përgjigje për Blerim Dajakun.

Reagimi i plotë i Milaim Zekës.

SKANDAL

Leter e hapur Kryeministrit Kurti

I nderuari Kryeminister

E di qe je i zene me 1 milion probleme. E di qe dialogu dhe kolapsi ekonomik po ta zene fryemen. Por nje gje nuk e di, prandaj po te njoftoje me nje skandal, qe nuk ka ndodhur kurr ne historine e shtetit te Kosoves.

Kryeminister, ashtu sikurse i kam pas thene Hashimit, Kadrise e Ramushit, po ta them edhe Ty, se mashkujte, edhe femrat, po ta pijne cigaren tinez. Po vjedhin ne emrin tend, po abuzojne ne emrin Tend.

Bizneset i kane qite pertoke!

Kryeminister, a mundesh me besu qe zyrtaret e prokurimit te Ministrise te Puneve te Brendeshme, garant me dijenin e Ministrit Sveqla, kane derguar atasheun e Ambasades te Kosoves ne Ankara, tek nje fabrike prestigjioze e cila merret me prodhimin e uniformave per policine e Turqise, po, edhe te NATO-s.

Kryeminister, a e kupton, dhe e di qe e kupton, se çfare skandali eshte ky, kur zyrtaret e qeverise tone dergojne perfaqesuesin e ambasades, edhe per çka, vetem per te prishur nje tender ne Kosove. Kjo pune eshte bere vetem per vetem qe Ministri Yt, i madhi Xhelal Sveqla, tenderin t’ia jap atyre qe ua kishte premtuar.

Kryeminister, te ftoje qe te reagosh, sepse skandalet nuk po kane te sosur. Ftoje edhe Komisionet Parlamentare te ftojne ne Interpelance Ministrin Sveqla dhe Donika Gervallen, si dhe te mirren masa ndaje Komisionit te Vleresimit te ketije tenderi, dhe jo vetem.

Qe letra Kryeminister, me vule e nr te telefonit. Kaq per sot…

Perkthim nuk ke nevoje.

x