fbpx

Po fyente myslimanët, rrihet “live” në TikTok ekstremisti Luigj Marku (VIDEO)

HomeKuriozitete

Po fyente myslimanët, rrihet “live” në TikTok ekstremisti Luigj Marku (VIDEO)

39-vjeçari, Luigj Marku i cili është i njohur në rrjetet sociale, kryesisht në TikTok pasi bën thirrje ekstremiste dhe ofendon myslimanët. Por këtë herë, duke fyer myslimanët, e ka pësuar keq

Gjatë një “live” që ai po bënte me ndjekësit e tij në TikTok ai është dhunuar nga disa persona.

Në momentin që Luigj Marku është dhunuar, ai ka qenë në një park në Dublin (aty ku jeton) duke fyer myslimanët. Kaq ka mjaftuar që disa persona (shqiptarë) që e kanë dëgjuar, t’i afrohen dhe ta dhunojnë. Në këtë moment video “live” është ndërprerë.

Ndërkohë, Prokuroria dhe antiterrori shqiptar e kanë shpallur Luigj Markun në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të thirrjes dhe nxitje për kryerjen e veprimeve ekstremiste.

Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës i kanë kërkuar ndihmë autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e 39-vjecarit Marku, i cili akuzohet për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes.

x