fbpx

Po fotografonte anijen e të dashurës në Palm Beach, aligatori kërcen nga uji dhe ia kafshon dronin

HomeKuriozitete

Po fotografonte anijen e të dashurës në Palm Beach, aligatori kërcen nga uji dhe ia kafshon dronin

Një aligator në Florida mund të ketë “shijuar” pajisjet elektronike,, pasi arriti të kapë dhe kafshoj një dron që po fluturonte mbi kokën e tij.

Ai për disa çaste e vëzhgoi duke fluturuar mbi kokën e tij dhe në një moment kërceu dhe doli nga uji – duke e kafshuar të tërin, transmeton Telegrafi.

Në videon amatore shihet se droni i fotografit të ri Robert Rosetto, përfundon në dhëmbët e mprehtë të aligatorit.

Robert agjent i patundshmërive, po përdorte dronin për të bërë fotografi të anijes së familjes së të dashurës në Palm Beach.

Ai kishte vërejtur aligatorin në ujë dhe kishte vendosur ta afrojë dronin. Por në një moment reptili kërceu dhe ia shkatërroi me nofullat e fuqishme. /Telegrafi/