Connect with us

Kosovë

“Po e kam rreh vallahin, e kam rreh, mas 3-4 dite ka vdek”, detaje për vrasjen e gruas nga kunata e saj

Publikuar

me

Që  nga 8 nëntori i 2022-ës, kur ishte raportuar rasti i dhunës në familje, institucionet kompetente nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim për t’i ofruar mbrojtje viktimës Saime Domazeti, sipas obligimeve ligjore. Lidhur me rastin e vrasjes, avokati i të dyshuarës Nazire Abdyli, Besim Morina thotë se ende nuk kanë pranuar raport të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

Prokuroria Themelore në Prizren, më 21 dhjetor 2022, kishte ngritur aktakuzë për dhunë në familje ndaj Nazire Abdylit dhe Jeton Abdylit. Kjo aktakuzë nuk paraqet asnjë prej llojeve të masave mbrojtëse.

Në këtë mënyrë, viktima Saime Domazeti kishte mbetur në mëshirën e të akuzuarve për kryerje të dhunës ndaj saj, të cilët nuk kishin mbajtur “premtimin” se do të kujdeseshin për të.
Më 26 dhjetor 2022 Saime Domazeti vdiq pas lëndimeve që dyshohet t’i ketë marrë në trup dhe fytyrë me copa të ndryshme druri, të cilat i kishin shkaktuar asaj gjakderdhje në tru.

Për këtë rast, dyshohet Nazire Abdyli kunata e të ndjerës, e cila gjendet në paraburgim, teksa para gjykatës ka pranuar se e ka goditur të ndjerën.
“Po e kam rreh vallahin, e kam rreh, mas 3-4 dite ka vdek. Po i dhashë ndihmë sa munda, po qaq munda, motër të burrit e kam pas, që 26 vjet u kanë në shpi teme, e kam ruajt, jam kujdese”, ka thënë e dyshuara në gjykatë.

Reklama