Po bënin gara, dy Ferrari-t përplasen pas gardhit të shtëpisë dhe shpërthejnë në flakë në Itali (Video)

1 minute, 12 seconds Read

Drejtuesit e dy mjeteve kanë humbur kontrollin dhe janë përplasur me një gardh prej betoni të shtëpisë, duke bërë që njëra nga makinat të marrë flakë.

Ngjarja është kapur në video dhe është publikuar nga SupercarsNews.

Sipas policisë lokale, aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së tepërt, gjë që mund ta shihni edhe në pamjet e kamerave të sigurisë.

Më konkretisht, mund të shihni Ferrarin e kuq që del nga rruga fillimisht në një kthesë, e ndjekur nga ajo blu, e cila ka dalë në ajër përpara se të përplaset me gardhin e shtëpisë dhe të shpërthejë në flakë.

Pjesë të të dyja makinave u panë duke fluturuar për disa metra teksa ndodhi përplasja, ndërsa drejtuesi i Ferrarit të parë u pa të dilte nga automjeti pak çaste më vonë.

Sipas raportit të huaj, dëshmitarët okularë kanë njoftuar menjëherë urgjencën, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur autoambulanca të cilat i kanë dërguar në spital dy drejtuesit e mjeteve, ku rezultoi se nuk kanë pësuar lëndime të rënda.

Dy shoferët ishin një belg dhe një holandez – të dy me pushime me miqtë që jetonin në rajonin Marche. Se kush e ngiste cilën veturë, kjo mbetet për t’u parë.

Publikime te ngjashme