Kosovë
Plenkoviq e Kurti bëhen bashkë, bisedojnë për ekonominë dhe sigurinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.
Në margjina të këtij forumi, Kurti ka takuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, me të cilin ka diskutuar për ekonominë, sigurinë dhe mënyrat për të forcuar marrëdhëniet në mes të dy shteteve.
“Fillova ditën time në Forumin Strategjik Bled, duke u takuar me kryeministrin e Kroacisë, z. Andrej Plenkoviq. Ne diskutuam ekonominë, sigurinë dhe mënyrat për të forcuar më tej marrëdhëniet tona të jashtëzakonshme dypalëshe dhe për të thelluar bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Twitter”.
