fbpx

Plas skandali në Itali, kësaj radhe përkundër VAR-it, ju mohua fitorja Juventuesit, dalin fakte të reja ku shihet gabimi i VAR dhe gjyqtarit që ia anuloj golin e fitores Juventusit

HomeLajme

Plas skandali në Itali, kësaj radhe përkundër VAR-it, ju mohua fitorja Juventuesit, dalin fakte të reja ku shihet gabimi i VAR dhe gjyqtarit që ia anuloj golin e fitores Juventusit

Juventus ka luajtur baras me Salernitana me rezultat 2-2 me një ndeshje spektakolare të zhvilluara në Allianz Stadium.

Në fakt fundi i ndeshjes ka qenë shumë emocionues, por edhe me shumë polemika, pasi Zonjës së Vjetër iu anulua një gol për 3-2 nga VAR për pozitë jashtë loje.

Arkadiusz Milik realizoi një gol të bukur me kokë, gol që u anulua pasi mori pjesë në të edhe Leonardo Bonucci që u aktivizua dhe gjyqtarët e anuluan për pozitë jashtë loje.

Kjo solli polemika të mëdha ku pati përplasje edhe mes futbollistëve të dy skuadrave pasi gjyqtari anuloi golin me VAR.

Por një foto e re është publikuar në mediat italiane, ku shihet se Antonio Candreva i mysafirëve është te këndi dhe është para Bonuccit e që gjyqtarët nuk e kanë parë fare.

A ishte i gabuar vendimi i VAR për të mos ta pranuar golin e Juventusit kundër Salernitana?

Megjithatë, janë shfaqur imazhe dhe pamje të reja që duket se vendimi i VAR për të anuluar golin e fitores së Milik ishte i gabuar.

Duket se Antonio Candreva ishte në një distancë prej vijës përfundimtare prej 2,9 metra, derisa Bonucci prej 3,42 metra.

Edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e përmendi një gjë të tillë duke thënë se Candreva ishte më i avancuar se Bonucci.

“Unë nuk dua të flas për gjyqtarët, por shikoni Candrevën pranë flamurit të këndit. I mban të gjithë në lojë dhe nuk ka pozicion”.

“Pastaj Bonuccin e tërheqin qartazi nga fanella para se të shkojë në atë pozicion dhe duhej një tjetër penallti. Megjithatë në pjesën e parë gabuam shumë dhe ndoshta nuk meritonim më shumë se kaq”, tha Allegri. /Telegrafi

x