Connect with us

Kosovë

Plani për ‘vrasje politike’ ndaj deputetëve, Bajqinovci kërkon shpjegim nga LDK-ja: U përdor politikisht

Publikuar

me

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka bërë një reagim pas hulumtimit të Paparacit, ku javën e kaluar u zbulua se gjithçka kishte të bëjë me thashetheme rreth planit për ‘vrasje politike’ të krerëve të LDK-së dhe PDK-së.

Për këtë, Bajqinovci u shpreh se LDK-ja u mundua që një informacion të pakonfirmuar për një atentat ndaj zyrtarëve të saj, ta përdorë politikisht.

Sipas tij, “kriza e lidershipit, mungesa e vizionit, pazotësia për të fituar besimin e qytetarëve nuk bën assesi të kompensohen me scoop’a medial e filma me atentate”.

Ligjvënësi i pushtetit theksoi se sa herë ka indikacione për kërcënime, kjo nuk mund të adresohet në debatin politik e publik por në Policinë e Kosovë dhe më tej në procedurë penale pranë organeve të drejtësisë.

Ndër të tjera, Bajqinovci i ka ftuar LDK-në dhe zyrtarët e saj të lartë që t’ia shpjegojnë publikut lidhur me hetimet për këto atentate.

“Si deputet i Kuvendit të Kosovës e ftoj LDK-në t’ia qartësoj publikut sitatutën, veçanërisht, nëse kjo parti ka marrë çfarëdo njoftimi lidhur me hetimet për këtë kërcënim. Nga Policia e Kosovës, kërkoj që kjo çështje të bëhet transparente për publikun për aq sa lejon natyra e hetimit, në mënyrë që të mos krijohet hapësirë për konfuzion e manipulim politiko-publik”, përfundoi Bajqinovci.

Reklama