Planet e Juves për transferimin e Benzemas në verë

0 minutes, 33 seconds Read

Juventusi është duke planifikuar transferimin e Karim Benzemas në verën e ardhshme – njofton CalciomercatoWeb.

Kontrata e francezit me Real Madridin skadon në fund të këtij sezoni dhe Bianconerët planifikojnë ta angazhojnë me parametrat zero.
Gjasat e Zonjës së Vjetër për shërbimet e fituesit të Topit të Artë rriten me mundësinë e angazhimit të Zinedine Zidane në postin e trajnerit.

Juve e ka në krye të listës së dëshirave legjendën franceze për ta zëvendësuar Massimiliano Allegrin nga sezoni i ardhshëm.

Dhe transferimi potencial i Benzemas është i kushtëzuar me mundësinë e angazhimit të ish-trajnerit të Realit./Telegrafi

Publikime te ngjashme