fbpx

Plagosja që tronditi Skenderajn – Gjithçka që dihet deri më tash për aksionin policor për kapjen e Gjeneralit

HomeLajmeKosovë

Plagosja që tronditi Skenderajn – Gjithçka që dihet deri më tash për aksionin policor për kapjen e Gjeneralit

Mbrëmë rreth orës 23:55 një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Skenderajt. Rreth orës 23:55 janë plagosur dy policë në një pikë kontrolli, si rezultat i shqiptimit të një tikete të trafikut, shkruan Insajderi.

Konflikti ka ndodhur mes dy zyrtarëve policor dhe ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtaku, dy djemëve dhe vëllezërve të tij.

Incidenti raportohet të ketë filluar mes dy djemve të tij nga Policia e Kosovës të cilëve i ishte shqiptuar një tiketë trafiku. Sherri kishte filluar me shfaqjen e ish-deputetit dhe dyshohet se të përfshirë në konflikt, ishin edhe të djemtë e tij.

Policia e Kosovës bënë të ditur se njëri nga policët është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta. “Të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Deri tani dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim.

Policia e Kosovës tashmë është vënë në lëvizje që të arrestohen të dyshuarit, të cilët kishin qëlluar me armë zjarri drejt zyrtarëve policorë, si dhe njëherësh, i kishin rrahur ata.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Nuredin Lushtaku.

“Unë jam në polici dhe nuk kisha dhënë deklarata njëherë derisa Policia t’i përfundon detyrat e saj”, ka thënë Lushtaku për RTV Dukagjini.

Lushtaku ishte nënkryetar i komunës së Skenderajt, deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e pestë të tij, dhe komandant i gardës ceremoniale të TMK-së.

COMMENTS

x