fbpx

Pikat kufitare që s’pranojnë dokumentet e targat e Kosovës

HomeLajmeKosovë

Pikat kufitare që s’pranojnë dokumentet e targat e Kosovës

Mundësia e vetme që ta kalojë kufirin është një rrugë ilegale. Kjo pasi që në pikëkalimin në Muhovc, nuk pranohen letërnjoftimet e Kosovës.

Ndonëse nganjëherë ka lëshime nëse kalohet në këmbë, i njëjti standard nuk vlen edhe nëse synon të kalosh me tabela RKS.

Kjo është edhe arsyeja pse këtu ka shumë vetura të parkuara afër. Ekipi i T7 e vërtetoi këtë që deklarojnë banorët e kësaj ane.

E njëjta situatë është edhe në pikë-kalimin tjetër në Breznicë.

Përveç mos-pranimit të dokumenteve e targave të Kosovës, s’vendosen as stikerët ngjitës në veturat që kalojnë me letërnjoftime e targa të Serbisë.

Megjithëkëtë, kryeministri Albin Kurti thotë se reciprociteti vlen në të gjitha pikat kufitare Kosovë – Serbi.

Por përmend një gjë për të cilën zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po negocion.

Që nga 1 shtatori, në pikat kufitare në Bërnjak, Jarinjë, Merdarë, Mutivodë, Dheu i Bardhë, dhe Muçibabë, pranohen edhe leternjoftimet e Republikës së Kosovës.

x