fbpx

Petkoviq thotë se është gënjeshtër që s’paguhet rryma në veri

HomeLajmeKosovë

Petkoviq thotë se është gënjeshtër që s’paguhet rryma në veri

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tentoi që “të shtrojë një tezë të rrejshme se kinse rryma në veri të Kosovës s’paguhet për vite”.

Ai ka thënë se për këtë çështje faktet flasin të kundërtën.

“Absolutisht çdo kilovat rrymë e konsumuar gjatë gjithë këtyre viteve është paguar siç duhet, sepse Beogradi zyrtar dhe EPS kanë paguar energjinë elektrike që ka ardhur në katër komuna në veri të Kosovës përmes sistemeve të transmetimit EMS deri në fillim të vitit 2021”, ka thënë ai, shkruan RTS.

“Pra, bëhet fjalë për energjinë elektrike të Republikës së Serbisë, përmes së cilës Beogradi e furnizoi veriun e Kosovës, që nga momenti kur Prishtina para një dekade ia ndërpreu furnizimin me energji elektrike veriut, gjë që mund të çojë në një katastrofë humanitare”.

Petkoviq thotë se institucionet e Kosovës e kanë përgjegjësinë për situatën e krijuar meqë “refuzojnë vazhdimisht që t’i lëshojnë licencën për furnizim me energji elektrike kompanisë Electrosever”.

Ai shtoi se Prishtina ka refuzuar as ta diskutojë këtë çështje gjatë raundeve të fundit të dialogut në Bruksel.

Qytetarët e pjesëve të tjera të Kosovës kanë paguar me vjet për rrymën e shpenzuar në veri, ndërsa nga viti 2017, borxhet e asaj pjese janë paguar nga buxheti i Kosovës.

COMMENTS

x